VPOS: Terma dhe Kushte

Keto jane Termat dhe Kushtet per perdorimin e sherbimit te rimbushjes nepermjet Instrumentave te Pagesave Elektronike (IPE).

Ju lutemi lexoni me kujdes keto Terma dhe Kushte!

Nese jeni dakort me to, ju lutem klikoni "Pranoj". Ne te kundert, ju lutem largohuni nga faqja pasi ju nuk mund te perdorni sherbimin.

  1. Ky sherbim ofrohet nga Albtelecom sh.a. me NIPT J61824053N ne bashkepunim me BKT.
  2. Ky sherbim ju mundeson te rimbushni numrin me karte te parapaguar te telefonise se levizshme Albtelecom (Eagle Mobile) nepermjet IPE.
  3. Gjate perdorimit te ketij sherbimi, ju do te jepni te dhenat personale te kerkuara nga AT. Çdo perdorues pranon shprehimisht se ALBtelecom mund të përpunojë të dhënat e tyre personale sipas ligjit "Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale".
  4. Të dhënat qe plotesohen do të grumbullohen, përpunohen dhe ruhen nga ALBtelecom në përputhje të plotë me parashikimet e ligjit nr. 9887 date 10.03.2008 "Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale". Këto veprime do të kryhen sipas parimit të respektimit dhe garantimit të drejtave dhe lirive themelore të njeriut dhe në veçanti të drejtës së ruajtjes së jetës private.
  5. Ju jeni i vetmi pergjegjes per:
    • te dhenat qe jepni dhe saktesine e tyre.
    • ne lidhje me te dhenat qe vendosni qe perfshijne por nuk kufizohen te te dhenat personale, numri qe do te rimbushni (MSISDN) dhe sasine e rimbushjes.
    • ne lidhje me IPE, gjendjen e saj dhe veprimet e urdheruara nga/nepermjet saj.
    • ruajtjen a fjalekalimit qe perdorni per te aksesuar kete sherbim dhe mbani pergjegjesi per aktivitetin qe ndodh ne llogarine tuaj, pavaresisht nese e keni autorizuar apo jo kete aktivitet.
    • Albtelecom nuk mban asnje pergjegjesi ne lidhje me sa me siper.
  6. Të gjithë përdoruesit, Termat dhe Kushtet, njohin dhe pranojnë në mënyrë të pakthyeshme se do t’i respektojnë ato dhe do të jenë përgjegjës për çdo shkelje të tyre.
  7. ALBtelecom nuk mban asnjë përgjegjësi nëse faqja nuk aksesohet për arsye që nuk varen nga ALBtelecom.
  8. ALBtelecom rezervon të drejtën të ndryshojë Termat dhe Kushtet në çdo kohë. ALBtelecom mund të krijojë rregulla të reja, të cilat mund të zbatohen gjatë ecurisë së shërbimit ose t’a anullojë atë për arsye madhore. Nëse ALBtelecom do të nxjerrë rregulla të reja, apo për çdo arsye do të anullojë këtë shërbim, pajtimtarët do të informohen paraprakisht nëpërmjet faqes zyrtare të Albtelecom.

Për çdo informacion apo pyetje rreth ketij sherbimi dhe Termave dhe Kushteve mund të na kontaktoni në adresen kujdesi_abonentit@albtelecom.al